Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, edhe të martën e 23 janarit do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Sipas njoftimit nga DHSK, seanca do të fillojë nga ora 09:00.
Gjatë muajit prill ka filluar gjykimi, ndërsa në seancën e 3 prillit, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe mbrojtësi i viktimave kanë paraqitur deklarimet hyrëse, dhe pas leximit të aktakuzës së ndryshuar nga ana e ZPS-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, i kanë mohuar akuzat në tërësi e po ashtu edhe mbrojtësit e tyre.