Vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Sot në Dhomat e Specializuara në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit

Këtë të martë, në Dhomat e Specializuara në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Dje ka dëshmuar dëshmitari i tetë i ZPS-së, i cili ka folur në lidhje me një qendër të ndalimit në fshatin Bajgorë.

Ish-ushtari i UÇK-së ka deklaruar se fillimisht kishte vetëm gojëdhëna për këtë qendër, kurse për të ka mësuar në vitin 1998.

Sipas tij, ai vend ka qenë i njohur për njerëz që kanë bashkëpunuar me Serbinë.

“Për Qendrën e Ndalimit mësova në vitin 1998, fillimisht kishte gojëdhëna. Edhe civilët ishin në njohuri për të. Nuk ka qenë një objekt i fshehur. Me sa e kujtoj ka qenë i qasshëm përmes rrugës kryesore, shumë ushtarakë kanë kaluar andej dhe e gjithë popullata civile… Ka qenë e njohur për njerëz që kanë bashkëpunuar me armikun, për njerëz që kanë qenë kolaboracionistë”, ka thënë ai.

I pyetur se çfarë nënkuptonin në atë kohë me termin “kolaboracionist”, ai ka thënë se me të nënkuptoheshin personat që bashkëpunonin me armikun, në këtë rast me Serbinë.

“Si informacion e kemi ditur. Kanë qenë në dijeni të gjithë qytetarët. Nuk ka qenë një informacion vetëm për një grup të caktuar.

Ka qenë plotësisht e njohur që janë njohur si kolaboracionistë. Vetëm si informacion në mënyrë të përgjithshëm, si qytetarë që kemi dashur me iu bashkëngjit UÇK-së, ka qenë informacion për gjithë qytetarët, nuk ka qenë i rezervuar vetëm për një pjesë”.

“Nuk kam qenë i vetëdijshëm për ta kuptuar ideologjinë e një kolaboracionisti, e di që ne jemi rritur qysh hapat e parë që i kemi hedhur, që në asnjë rrethanë në asnjë mënyrë nuk duhet të bashkëpunojmë me armikun, ka qenë shumë e përhapur si temë”, ka thënë ai.

Ai është pyetur se çfarë urdhra kanë marrë nga eprorët, në rast se hasin në “persona që bashkëpunojnë me armikun” apo “kolaboracionist”.

Dëshmitari tha se nuk kanë pasur ndonjë detyrë specifike se si të identifikohen ata, detyrë primare, sipas tij, ka qenë identifikimi i armikut.

“Jo, nuk kemi pasur në mënyrë specifike, si ushtar ka qenë detyrë mbrojtja e vijës, në mënyrë specifike si ta identifikojmë një kolaboracionist, nuk kemi pasur. Përpos në identifikimin e armikut. Nuk na kanë dhënë detyra specifike, vetëm në identifikimin e armikut. Si ushtarë nuk jemi marrë me këtë temë, nga ndonjë grup apo komandant”.

“Si udhëzim ka qenë gjeneral nëse e ndjen veten të rrezikuar, apo ka aktivitet të dyshuar rreth objekteve tona, e kemi pasur obligim mbrojtjen e pikave tona, pa dyshim në bazë të rregullave është dashur ta identifikojmë, nëse s’kemi mundur ta identifikojmë, e kemi raportuar rastin te policia ushtarake, ata janë marrë me këtë punë”.

I pyetur se a ka pasur civilë në qendrën e ndalimit në Bajgorë, dëshmitari ka thënë se “po, ka pasur edhe civilë”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika