Vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Gjykatën Speciale

Këtë të martë, më 23 maj, në Hagë do të vazhdojë gjykimi kundër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit

Në ambientet e Gjykatës Speciale në Hagë, edhe këtë të martë do të vazhdojë gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Rasti përfshin katër ish-zyrtarë të dyshuar të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.

Kujtojmë se të hënën, dëshmitari i gjashtë i ZPS-së filloi të dëshmojë në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Dëshmitari tjetër i ZPS-së është dëshmitari i mbrojtur 4355.

Edhe këtë të martë dëshmitari i gjashtë me kodin 4355 do të vazhdojë dëshminë e tij, dhe do të përgjigjet në pyetjet e prokurorit të specializuar, Matt Halling, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Po ashtu, në të njëjtën ditë ka përfunduar dëshminë edhe dëshmitari i pestë me kod 3165.

Sikur ditët e kaluara, seanca në shumicën e kohës ka qenë me përmbajtje të redaktuar dhe në sesion privat.

Seancat në gjykimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit për këto javë është e planifikuar që do të zgjasin deri të mërkurën.

Më 17 maj është bërë publike një pjesë nga dhënia e dëshmisë së dëshmitarit të pestë në gjykimin Thaçi dhe të tjerët.

Me rastin e hapjes së seancës publike, dëshmitari u përgjigj se kishte qenë 150 metra larg, kur kishte parë për herë të parë disa burra me armë zjarri dhe më së afërti kishte qenë diku 3-4 metra, raporton ‘‘Betimi për Drejtësi’’.

Ai tha se me t’i parë ata, kishte vazhduar nga një rrugë tjetër për t’iu dalë përpara, pasi, sipas tij, ata kishin pasur në makinë të afërmit e tij.

I njëjti i përshkroi këta burra të veshur me uniforma të zeza me maska të zeza në fytyrë, duke thënë se kishin pasur emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së).

Për shkak të mbarimit të orarit të punës, dëshmia e tij u ndërpre për të vazhduar në seancën e nesërme.

  • Për më shumë kliko këtu

Më 10 maj 2022, gjatë paraqitjeve të tyre, të katër të pandehurit u deklaruan të pafajshëm për akuzat e reja në aktakuzën e ndryshuar. Më 15 dhjetor, gjyqtari i procedurës paraprake ia transferoi dosjen e lëndës trupit gjykues II.

Më 15 dhjetor, gjykatësi i procedurës paraprake ia kaloi dosjen e çështjes trupit gjykues II. Konferenca përgatitore për gjykim u mbajt më 18 janar 2023, pasuar nga Konferenca Përgatitore e Prokurorit të Specializuar më 15 shkurt.

Gjykimi filloi më 3 prill 2023 me deklaratat hyrëse të Prokurorit të Specializuar dhe të përfaqësuesit të viktimave, ndjekur nga ekipet e mbrojtjes më 4 dhe 5 prill 2023. Në këtë çështje janë 140 viktima pjesëmarrëse, thuhet në Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika