Vazhdon gjykimi në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë do të vazhdojë seanca në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, edhe të enjten e 20 korrikut do të vazhdojë seanca në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sipas njoftimit, seanca pritet të fillojë në orën 09:00.

Ndryshe, Francis Ladwidge, oficeri britanez që shërbeu në Kosovë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve ka thënë se formalitetet ligjore nuk kanë qenë të rëndësishme në atë kohë, andaj edhe deklaratat e familjarëve serbë që kanë folur për rrëmbimet e të afërmve sipas tyre nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), nuk kanë nënshkrim e as iniciale.

Këtë dëshmitari e ka thënë duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtësit të Jakup Krasniqit, avokatit Aidan Ellis, raporton ‘‘Betimi për Drejtësi’’.

Paraprakisht ai pohoi se nuk ka qenë në njohuri të strukturës së UÇK-së në përgjithësi e as në strukturën e Rahovecit e Malishevës.

Tutje, tha se emrin e Jakup Krasniqit e kishte njohur se ishte zëdhënës dhe se kishte dëgjuar për praninë e tij në Malishevë dhe se, sipas tij, i kishin thënë se është i njohur gjerësisht, por tha se ai personalisht nuk e kishte parë në lajme apo televizion.

Ladwidge tha se i kujtohet se ishin përpjekur të takoheshin me Krasniqin, por nuk e di nëse është refuzuar takimi me të apo se nuk ia kishin dalë të takoheshin me të.

Kurse, tha se oficerët e ndërlidhjes kanë pasur kontakte me UÇK-në, por se nuk i kujtohet të jetë informuar nëse stafi nga zyra qendrore të jetë takuar me të.

Ndërkaq, kaq tha se për raportim, intervistat me të afërm të personave të zhdukur janë burimi kryesor.

Më tej, tha se i kujtohet se ka pasur një fletore me shënime dore dhe më pas me ndihmë të asistentes ka formalizuar ato me makinë shtypi, duke shtuar se intervistat me ta kanë zgjatur aq sa duhej për të marrë informacione.

Sipas tij, dy persona, konkretisht Zlogjana Bojanoviq dhe Slavka Bojanoviq, kishin thënë se Jakup Krasniqi kishte qenë i pranishëm në qendrën e ndalimit në Malishevë dhe se sipas Ladwidge ato kishin qenë mjaftë të bindura.

I pyetur nëse ka ndërmarrë hapa për të identifikuar nëse ai kishte qenë me të vërtetë Jakup Krasniqi, ai sërish tha se të dyja kishin qenë të bindura dhe të qarta lidhur me identitetin e tij.

Ai tha se nëse i thuhet se ka qenë i pakujdesshëm për punën e tij, do ta zbuste duke thënë se ka qenë i stërlodhur dhe i kufizuar dhe në kushte të vështira pune.

Por më tej iu lexuan disa pjesë të deklaratave të tjera kur nuk kanë përmendur praninë e Krasniqit në qendrën e ndalimit në Malishevë, pavarësisht faktit se dëshmitari ka thënë se ka intervistuar të gjithë personat që ishin liruar nga ajo qendër.

Më tej, iu lexua nga avokati mbrojtës një deklarim i dëshmitarin, ku kishte thënë se Slavka kishte parë Jakup Krasniqin si të parin person në objektin e ndalimit, kurse i lexoi edhe deklaratën para TPNJ-së ku kishte thënë se ishte takuar me Jakup Hotin.

E që dëshmitari tha se nuk është bërë gabim, sepse emri është i njëjtë, por gabimi është bazuar në kujtesën e tij.

Tutje, iu paraqit edhe një raport ku dëshmitari kishte konfirmuar se kishte marrë pjesë në përpilim të raportit e që konfirmoi se është shkruar se zyra e tyre ka besuar se Jakup Hoti është oficer i lartë i njësisë në Malishecë dhe Jakup Krasniqi mund të ketë qenë po ashtu në komandë.

Po ashtu, konfirmoi se Krasniqi nuk kishte qenë në listën e të dyshuarve të dhëna nga autoritetet serbe.

Avokati Ellis ka thënë se pozicioni i tyre është se Jakup Krasniqi nuk ka qenë në qendër të ndalimit në Malisherbë më 17-26 korrik 98 dhe se opinioni i tij është dhënë pa qenë ai i pranishëm, e që dëshmitari tha se “kjo ka rrjedhur nga deklaratat e dëshmitarëve’’.

Ai tha se s’kanë pasur burimet dhe kapacitetet të identifikojnë atë si dhe nuk ka folur edhe personalisht me Krasniqin për të dëgjuar anën e tij të historisë.

‘‘E kuptoj se është trim dhe të gjithë e respektojnë atë’’, tha ai.

Më tej, ai u është përgjigjur edhe pyetjeve të trupit gjykues, ku ka bërë disa rikonfirmime dhe në këto rrethana ka përfunduar dëshminë e tij.

Seanca në këtë çështje gjyqësore pritet të vazhdojë me dëshminë e dëshmitarit të 15-të me radhë, me kodin 04586.

Pranohet si provë raporti ku për situatën në Mitrovicë thuhej se KFOR-i nuk ishte i paanshëm

(Përditësuar, ora 12:50)-Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve në Dhomat e Specializuara (DhSK) në Hagë, është pranuar si provë një raport, ku për situatën në Mitrovicë thuhej se KFOR-i nuk ishte i paanshëm.

Gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarit Francis Ladwidge, mbrojtja e Thaçit, avokati Gregory Kehoe, ka kërkuar që të paraqitet një raport i ekipit të vlerësimit të Kosovës, i 26 qershorit të vitit 1999, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas avokatit Kehoe, aty thuhet se gjendja në Mitrovicë është tendosur, serbët bllokojnë gjysmën e qytetit, kontrollojnë dokumente personale, shqiptarët nuk kanë qasje në pronat e tyre në anën tjetër të lumit, KFOR-i është i paanshëm.

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika