Vazhdon greva, SBAShK-u nuk ndryshon mendim

Ymer Ymeri nga SBASHK-u, ka thënë se greva nuk do të jetë vetëm më 1 shtator, por do të vazhdojë edhe në ditët në vijim

Ymer Ymeri

Ymer Ymeri nga SBASHK-u, ka deklaruar se të gjitha shkollat përfshirë edhe çerdhet në Kosovë do të vazhdojnë me grevën e paralajmëruar.

Po ashtu, ai ka thënë se greva nuk do të jetë vetëm më 1 shtator, por do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

“Ashtu siç sot kemi lajmëruar në konferencën për shtyp, greva vazhdon edhe në ditën e nesërme edhe në ditët ne vijim derisa të gjendet një zgjidhje e pranueshme, pra, deri në plotësimin e kërkesave tona”, ka deklaruar Ymeri.

Ymeri në emisionin “FIVE” në Rtv Dukagjini, ka thënë se mund të ketë përjashtime të grevës në disa shkolla, por sipas të dhënave të tyre, në grevë do të përfshihen të gjitha shkollat.

“Kjo domethënë që nesër në të gjitha shkollat ka grevë, por mund të ketë ndonjë përjashtim, dhe sipas të dhënave tona, të gjitha shkollat në nivel të Kosovës, përfshirë edhe çerdhet, do të jenë në grevë”, është shprehur ai.

Ndërsa sipas tij, të gjithë mësimdhënësit, anëtarë të Sindikatës nuk do të jenë në shkolla.

“Në po flasim në bazë të dhënave që i kemi, në asnjë shkollë, ne nuk i bëjmë asnjë presion asnjë anëtari të jetë në grevë”, ka thënë Ymeri.

Ndërkaq, Këshilli i Prindërve po e konsideron këtë si një veprim ekstrem sindikal, pasi çdo vit më 1 shator nuk ka mësim.

Ai ka treguar se është mbajtur një takim mes Këshillit të Prindërve dhe SBAShK-ut, në lidhje me vendimin e grevës, ku kanë kërkuar mirëkuptimin e tyre, për shkak se veprimet tjera sindikale nuk kanë pasur rezultate, prandaj janë detyruar që ta përdorin veprimin më të ashpër që është greva e përgjithshme.

Ndërkaq, po në këtë ditë, Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se më 1 shtator fillon viti i ri shkollor.

Sipas Ministrisë, as SBASHK-u dhe askush tjetër, përveç autoriteteve qendrore dhe lokale të përcaktuara me legjislacion, nuk kanë të drejtë të shpallin mbylljen e shkollave për çfarëdo arsye, e as t’i pengojnë të punojnë ata që duan të punojnë.

Po ashtu edhe Këshilli i Prindërve të Kosovës kanë dalë me njoftim kundër grevës në arsim.

Sipas tyre, vendimi i SBAShK-ut, për të mos filluar procesi mësimor më një shtator është në dëm të fëmijëve.

Ministria e Arsimit: Më 1 shtator fillon viti i ri shkollor, SBASHK-u s’ka të drejtë t’i mbyllë shkollat

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika