Vazhdon iniciativa “Barnatorja” e emisionit “Radar”

Të enjten e 6 tetorit, ka vazhduar gjithashtu iniciativa "Barnatorja", e cila është bashkëpunim mes emisionit "Radar", barnatores MN Farm dhe ushtarëve të Radarit, iniciativë kjo e cila ju mundëson qytetarëve për gjysmë orë të shërbehen falas me barërat, receta e të cilëve duhet të merret nga QKUK-ja





Të enjten e 6 Tetorit, ka vazhduar Iniciativa “Barnatorja”, një bashkëpunim mes emisionit “Radar” me Edita Dolin, në Radio Dukagjini, ushtarëve të “Radar-it’ dhe MN Farm e cila gjendet në hyrje të QKUK-së në Prishtinë.

Për gjysmë ore sa ka zgjatur iniciativa “Barnatorja”, qytetarët të cilët trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), kanë pasur mundësi të marrin barërat falas. E gjithë rrjedha e iniciativës “Barnatorja” u transmetua drejtpërdrejt në RTV Dukagjini.

Pronarja e MN Farm, Majlinda Nushi, komplimentoi ekipin e emisionit “Radar” për siç tha këto punë madhore që po i bënë Radio Dukagjini.
“Po jetojmë në kohëra që kemi shumë nevojë të shpërndajmë dashuri, mobilizim dhe ta duam njëri tjetrin dhe ju bashkë me ushtarët e “Radarit” po e bëni këtë”, ka thënë Nushi.

Edhe qytetarët që patën mundësi të shërbehen falas ishin mjaft falënderues për ndihmën dhe punën që po e bënë emisioni “Radar” në Radio Dukagjini.

Gjatë kësaj jave dhjetëra familjarë u shërbyen me barëra falas në barnatoren MN Farm, ndërsa çmimi që emisioni “Radar” ka ofruar këtë javë për këto barëra është shuma prej 1 mijë e 413.06 euro.

Udhëheqësja e emisionit “Radar”, Edita Doli, ka falënderuar ushtarët e “Radarit” dhe gjithë kontribuuesit për këtë iniciativë, duke theksuar se njerëzit që kanë shpirtin dhe vullnetin e mirë po i ndihmojnë këta njerëz.

Iniciativa “Barnatorja” do të realizohet çdo javë përmes emisionit “Radar” në Radio Dukagjini dhe pritet të zgjasë deri në fund të vitit.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika