Vazhdon operacioni ‘Goditja’, 9 të arrestuar në Mitrovicë të Jugut

Policia e Kosovës është duke ndërmarrë masa të rëndësishme për sigurinë publike me aksionin "Goditja", i cili ka fokusuar përpjekjet e saj edhe në rajonin e Mitrovicës së Jugut. Përmes këtij aksioni, autoritetet policore kanë bërë të ditur se kanë realizuar një seri të kontrollave policore të thellësuar, me qëllim të rritjes së sigurisë dhe parandalimit të kriminalitetit

Policia e Kosovës.

Në rajonin e Mitrovicës së Jugut, brenda gjashtë ditëve në teren janë realizuar disa kontrolle policore, ku nga këto aksione janë arrestuar 9 persona, si dhe janë sekuestruar armë e municon, transmeton Portali Dukagjini.

Si rezultat i angazhimeve të shtuara policore në teren, nga data 8 gusht 2023 e deri më sot janë realizuar:

  • 303-patrulla policore;
  • 238- pika kontrolli të automjeteve;
  • 1397- vetura te kontrolluara;
  • 2143 -persona të legjitimuar;
  • 66- pika kontrolli me radar;
  • 12- pika me alkooltest;
  • 08- lokale të kontrolluara;
  • 07 -armë zjarri të konfiskuara;
  • 12- armë të ftohta (thika);
  • 09- persona të arrestuar.

Angazhimet policore që burojnë nga plani operativ “Goditja” vazhdojnë të mbeten prioritet i ditëve ne vijim.

Ndër të tjera, policia i fton të gjithë ata që posedojnë, ose janë prezent në situata ku mund të ketë shkelje ligjore, dukuri tjera të ndaluara, ku shfaqen situata ku mund të rrezikohet jeta e qytetarëve, ta lajmërojnë policinë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika