Vazhdon operacioni kundër kontrabandës

Njësitet e Antikontrabandës të Doganës së Kosovës, në kuadër të planit operativ kanë arritur që të indetifikojnë edhe rastin e pestë gjatë ditës së enjte, respektivisht edhe një  automjet që transportonte mallra të kontrabanduara

Mallrat e sekuestruara Dogana e Kosovës.

Më datën 7 korrik 2022, Njësitet e Antikontrabandës të Doganës së Kosovës në kuadër të planit operativ, kanë parandaluar edhe një rast të tentimkontrabandës në regjionin e Mitrovicës, duke e dërguar numrin në pesë raste gjatë ditës së enjte.

Dogana e Kosovës nëpërmjet një njoftimi, ka thënë se automjetet dhe mallrat janë sekuestuar.

Gjithashtu, Dogana e Kosovës ka shtuar se në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojnë të ushtrojnë kontrolla në kuadër të parandalimit të veprimtarive ilegale.

“Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtrojë kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar në njoftim Dogana e Kosovës.

Ajo gjithashtu u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që ta njoftojnë secilin rast të sjelljes joetike të zyrtarëve doganorë, në numrin e telefonit 080050095.

Sekuestrohen mbi 6 tonë mallra të kontrabanduara në Mitrovicë

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika