Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara të Hagës do të vazhdojë këtë të hënë pas një pushimi dyjavësh

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë këtë të hënë do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pas një pushimi dyjavësh vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Seanca do të vazhdojë me dëshminë e dëshmitarit të 54-të në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, pasi nuk ka përfunduar në seancën e 4 prillit, ashtu siç ishte planifikuar.

Kjo ndodhi me kërkesë të mbrojtjes së Kadri Veselit, Ben Emmerson, pasi i njëjti ka theksuar se ka pyetje shtesë për dëshmitarin pas pyetjeve të trupit gjykues, mirëpo i duhet kohë që të përgatitet.

Po ashtu, as ekipet e tjera mbrojtëse nuk ishin të përgatitura për këtë pjesë të marrjes në pyetje. Megjithatë, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, ka theksuar se janë të zhgënjyer.

Po ashtu, Smith III ka theksuar se ekziston mundësia që pjesa e mbetur e marrjes në pyetje të dëshmitarit mund të bëhet edhe përmes videolidhjes.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika