Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë këtë të martë do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) do të dalin përsëri para trupit gjykues në Gjykatën Speciale, ku do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj tyre.

Seanca e ish-krerëve të UÇK-së pritet të nisë në orën 09:00, ku do të vazhdojë dëshminë dëshmitari i radhës i Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Dëshmitari i fundit të hënën, ishte ai me kodin W0295, i 99-ti më radhë. 

Dje ka përfunduar dëshminë, Ish-pjesëtari i UÇK-së, Fatmir Sopi, i cili tha se në zonën ku ka vepruar ai, nuk ka pasur përçarje politike përpos misionit për luftën çlirimtare. 

Këtë deklarim, ai e bëri kur u pyet nga avokatja Krasniqit, se a ka pas ndonjë politikë UÇK-ja që ata që ishin në LDK, konsideroheshin kolaboracionistë.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Aktakuza fillestare kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe ka pësuar disa ndryshime në vitet që kanë pasuar. 

Aktakuza aktualisht në fuqi u dorëzua më 27 shkurt 2023.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika