Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës

Sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës në Gjykatën Speciale në Hagë, seancë e cila nis në orën 09:30 dhe pritet të përfundojë rreth orës 16:00

Pjetër Shala

Këtë të premte do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës në Gjykatën Speciale në Hagë. Kjo seancë nis në orën 09:30 dhe pritet të përfundojë rreth orës 16:00.

Sipas aktakuzës, Pjetër Shala ishte anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i stacionuar në Kukës të Shqipërisë.

Shala akuzohet për krime të luftës të ndalimit arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme.

Krimet për të cilat akuzohet ai dyshohet se u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës, që pretendohet se përdorej prej UÇK-së.

Sipas aktakuzës, viktimat e këtyre krimeve ishin të gjithë shtetas të RFJ-së dhe persona të cilët nuk merrnin pjesë aktivisht në luftime.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika