“Po m’pyti dikush ku punon, m’vjen marre me i thanë n’Trepçë”, thoë njëri nga minatorët grevistë.
Greva e urisë e minatorëve të Trepçës në Stantërg ka mbërritur në ditën e 10.
Se do të mbërrinte deri këtu, nuk e kishin pritur as vet ata.
“Nuk kam prit që kjo grevë do na zgjasë kaq shumë për një individ. Jam në moshë të shtyer. Për një njeri me shku kaq gjatë, as uunë nuk e kam prit…e vetmja arsye e jonja është për një njeri…ky menagjim na ka dëmtuar si puntorë, në të gjitha aspektet”, tha minatori, Fehmi Haliti.
Gjithë këto ditë në grevë, nuk po kalojnë pa pasoja, në veçanti për minatorët më në moshë.
“E kam nanën pa qef prej gjakut, prej sheqerit. Nuk e di, mdoket njëherë gishti i ka shkue, mbaj ymyt edhe kamba. Nuk e di në cilën dit ka me shkue, ka me i humb ky kambtë. As skam fol, as nuk e kam pa prej asaj dite qe kemi hi. Na spo lypim kutgjo, veç rrogat edhe kete me heq. Marre është për ata mei pa djemtë e rinj me nejt qe dhjetë ditë këtu. Gjynah, marri ju koftë atyne. Pesë vet me kanë ata u dasht me u qu me i hjek e jo mi lanë mbi 700 minatorë këtu”, tha minatori, Sefedin Selimi.
Gjatë të enjtes, 16 minatorë kanë pranuar ndihmë mjeksore në ambulantën e improvizuar ngjitur me hyrjen e minierës.
“Na këtu për me fjet dyshek nuk kemi, shumica s’kem. Normalisht qe flejmi kush qysh t mundet zgjidhjen për me bo. Ky vend ku jemi tash ka shumë lagështi dhe ka temperaturë të lartë. Nkushte normale në këtë vend sduhet të punohet po zori na ka pru deri këtu e shokët tanë po flejnë këtu”, tha minatori, Lavdim Murseli.
Ata mbesin të palëkundur në kërkesën për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së kryeshefit të kësaj ndërmarrjeje, Enis Abdurrahmani.