Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot seancë plenare, duke i shqyrtuar pikat e mbetura nga seancat e kaluara.
Ndërsa, kjo seancë pritet të fillojë nga ora 12:00. Më poshtë mund ta lexoni rendin e plotë të ditës të seancës së Kuvendit të Kosovës.
- Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 8 qershor 2023:
- Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-192 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-176 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr. 05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-202 për Kinomatografinë,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-205 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta,
- Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2023-2027,
- Propozimi i një (1) kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës,
- Shqyrtimi i propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-336, të Seancës plenare të datës 21.07.2022,
- Emërimi i dy (2) anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
- Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
- Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 6 dhe 7 prill e 7 qershor 2023:
- Votimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës,
III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur 20 prill 2023:
- Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-221 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë dhe projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT (Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu sh. a.) dhe KFW, Frankfurt Am Main (KFW) për Projektin -Zhvillimi i sektorit të energjisë VII – përmirësimi i rrjetit të transmetimit,
- Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-222 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”,
- Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-184 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje,
- Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për shpenzimet e parasë publike për dy vite mandat të Qeverisë së Republikës së Kosovës.