Vazhdon seanca gjyqësore ndaj Krivaqës e Sejdiut, sillen para gjykatës nën masa të sigurisë

Të enjten po mbahet seanca gjyqësore e radhës ndaj të pandehurve, Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të akuzuar për dhunimin dhe vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmani

Të enjten e 1 qershorit po mbahet seanca gjyqësore ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të cilët akuzohen për dhunimin dhe vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmanit.

Siç raporton RTV Dukagjini, në gjykatore janë të pranishëm edhe prindërit e së ndjerës, Marigona Osmani.

Në seancën e radhës të shqyrtimit gjyqësor, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut është parashikuar të paraqiten provat materiale.

Prokuroria ka kërkuar leximin e procesverbaleve të dëshmive të palëve, por këtë kërkesë e ka refuzuar trupi gjykues.

“Trupi gjykues vlerëson se provat materiale të propozuara nga prokuroria e shtetit, siç janë procesverbalet mbi marrjen në pyetje të dëmtuarve, si dhe procesverbalet mbi marrjen në pyetje të të akuzuarve, pastaj procesverbalet mbi marrjen në pyetje të dëshmitarëve, Burim Maloku, Endrit Kuka, trupi gjykues vlerëson se nuk ka nevojë të lexohen për arsye se të gjithë dëshmitarët e propozuar nga prokuroria i kanë dhënë dëshmitë e tyre në shqyrtimet e kaluara gjyqësore.”, ka thënë gjykatësi.

“Refuzohet edhe leximi i procesverbalit të dëshmive të Dardan Krivaqës, sepse nuk është relevante për trupin gjykues, sepse me to nuk vërtetohet asgjë se i njëjti është mbrojtur në heshtje. Gjithashtu edhe për të akuzuarin, Arbër Sejdiun, në Prokurorinë Themelore është mbrojtur në heshtje dhe nuk ka nevojë të lexohet deklarata e tij, pasi i njëjti nuk ka deklaruar asgjë”, ka thënë tutje gjykatësi.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë, më 22 gusht 2021, të pandehurit Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, me dashje dhe në bashkëkryerje e kanë privuar nga jeta tani të ndjerën Marigona Osmanin.

Në bashkëkryerje akuzohen se kanë kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1,3, 1,4 dhe 1.7 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

Po ashtu, sipas Prokurorisë, për të pandehurin Krivaqa ekziston dyshimi i bazuar se ai ka kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227, paragrafi 4, nënparagrafi 4.1 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Ndërsa, thuhet se i pandehuri Arbër Sejdiu, me dashje i ka ndihmuar të pandehurit Dardan Krivaqa në kryerjen e veprës penale të dhunimit.

Me çka akuzohet se kreu veprën penale “Ndihmë në kryerjen e dhunimit” nga neni 227, paragrafi 4, nënparagrafi 4.1 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 33 të KPRK-së.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur, të shpallen fajtorë për veprat penale për të cilat akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, të martën e 28 qershorit ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, të cilët gjenden në paraburgim nga muaji gusht 2021, lidhur me rastin e vrasjes së Marigona Osmanit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika