Vazhdon vendosja e kontejnerëve që do të shërbejnë si vendvotime në veri

Të dielën e 23 prillit do të mbahen zgjedhjet në veri të vendit, derisa këtë të enjte ka vazhduar vendosja e kontejnerëve që do të përdoren për qendra të votimit

Vazhdon vendosja e kontejnerëve në Veri (Foto: Mehmet Krasniqi)

Edhe këtë të enjte ka vazhduar vendosja e kontejnerëve për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri të Kosovës.

Tashmë është vendosur kontejneri i dytë në Zherovnicë të Zveçanit. Njëri prej kontejnerëve ishte vendosur të mërkurën.

Këta kontejnerë do të përdoren si qendra votimi për procesin zgjedhor që do të mbahet këtë të diel, më 23 prill.

Po ashtu, kontejnerët tashmë kanë filluar të vendosen edhe në rrugën Mitrovicë-Jarinje.

Vendosen dy kontejnerë në rrugën Zveçan, saktësisht pranë rrugës Mitrovicë-Jarinje (Foto: Mehmet Krasniqi)
Policia e Kosovës në Mitrovicën e Veriut (Foto: Mehmet Krasniqi)

Gjatë vendosjes së kontejnerëve, zyrtarë të Policisë së Kosovës shihen duke ruajtur rendin dhe sigurinë në veri të vendit.

Që të tria komunat, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku kanë mbetur pa kryetar të komunave që nga nëntori i vitit të kaluar. Kjo pasi serbët braktisën institucionet e Kosovës për shkak vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa serbe.

Nga 44 sa kanë qenë në të kaluarën (qendra votimi), kësaj radhe do të jenë 19.

Nga 19 në total, 13 prej tyre do të improvizohen në kontejnerë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika