Një lajm tjetër negativ erdhi nga Brukseli, sa i përketë procesit të libralizimit të vizave për Kosovën.
Radio Evropa e Lirë, mëson se propozimi i Presidencës Çeke të BE-së, që 1 dhjetori të jetë data e fundit që Kosovarëve i duhet një vizë për udhëtuar në Evropë, nuk u përkrah nga Spanja.
REL, bën të ditur se për arsyeje jo të qarta, Spanja do të preferonte që hyrja në fuqi e liberalizimit të shtyhet edhe për një muaj, nga 1 dhejtori i 2023-ës, me 1 janar të 2024-ës.
Sqarime shtesë, ka kërkuar edhe Sllokavia, shtet i cili nuk e njeh ende sovranitetin e Kosovës, ngjashën sikurse Spanja.
Përveç kushtit të funksionalizimit të sistemit ETIAS, opinionsti Agon Maliqi thotë se ka edhe një tjetër.
Opinionisti Agim Maliqi ka thënë se “Duket qartë që është një kusht i parathënë që i bëhet Kosovës dhe ajo ka të bëjë me qasjen e Kosovës në raportin me dialogun me Serbi”.
Ndërkohë, profesori universitar, Ibrahim Gashi, thotë se Evropa po kushtëzon liberlizimin e vizave me dialogun Kosovë-Serbi”.
Ndërsa profesori, Ibrahim Gashi ka thënë se “Me shtyerje të vazhdueshme po krijohet një përshtypje se procesi nuk është vetëm teknik. Në një kohë kur ishim shumë afer marrjes se vendimit per liberalizim ndodh shtyerja edhe për së paku një vit, me një arsyetim teknik. Kjo len shije jo të mirë dhe rrit dilemën se a po kushtëzohet me liberalizim te vizave suksesi ne procesin e dialogut. Mendoj se tashmë një kohë Kosova padrejtesisht po privohet nga e drejta e levizjes se lirë, pikrisht kur levizja e lirë është kryefjala e politikave te BE-së”.
Megjithatë, burimet e REL-it, thonë se situata e krijuar nuk do të thotë se propozimi çek nuk do të kalojë as në të ardhmen.
Derisa, tani pritet që Presidenca çeke, në takime dypalëshe me vendet që paraqitën vërejtje, t’i sqarojë disa çështje teknike.
Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen, të përbërë prej 26 shtetesh evropiane.