Vdekja e 26-vjeçarit pas therjes me thikë në Prizren, arrestohet edhe një i dyshuar

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar të dytë për vdekjen e një 26-vjeçari në Prizren, me akuzat për "Lëndim i rëndë trupor" , "Mosdhënia e ndihmës," dhe "Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”

Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin e dytë në lidhje me vdekjen e 26-vjeçarit të therur me thikë në Prizren.

Siç thuhet në njoftimin e policisë, arrestimi i tij është bërë me dyshimin se i njëjti ka qenë i përfshirë në veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, “Mosdhënia e ndihmës”, si dhe “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”, për rastin e 6 korrikut, në lagjen Bazhderana në Prizren.

“Arrestohet i dyshuari për veprën penale “Lëndim i Rende trupor” neni 186, parag.5 “Mosdhënia e ndihmës “ Neni 188 parag.4 si dhe “ Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve te tyre “ neni 378, par.1, pika 1.3. Njësiti i hetimeve rajonale të policisë ne Prizren me datën 08.07.2024, përmes rrugëve operative ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin: H.B (viti i lindjes 1995), mashkull kosovar shqiptar)”, thuhet në njoftim.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Prizren, ku në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar.

I dyshuari thuhet ka qenë në dijeni për veprën penale si dhe kryesin e veprës penale, i njëjti nuk e ka lajmëruar veprën penale si dhe kryesin e saj, po ashtu nuk i ka ofruar ndihmë viktimës.

Në lidhje me rastin, në cilësinë e provave materiale është sekuestruar një automjet me targa vendore, pronë e të dyshuarit H.B.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar që i dyshuari të ndalohet për 48 orë.

Rasti po hetohet nga njësiti i hetimeve të sektorit rajonal në Prizren.

Arrestohet një shtetas turk për therjen e 26-vjeçarit në Prizren, i cili vdiq në QKUK

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika