Vdekja e 4-vjeçares, MSH në pritje të raporteve finale

Pas raportimeve për dyshime rreth vdekjes së 4-vjeçares në Gjakovë, Inspektorati Shëndetësor ka kryer inspektim në Spitalin e Gjakovës. Ndërkaq, njohës të fushës thonë se simptomat e të ndjerës që i përshkruante familja, janë në përputhje me simptomat e sëmundjes me të cilën ishte diagnostifikuar në QKUK. Megjithatë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se janë në pritje të raporteve finale për rastin e rëndë

Ministria e Shëndetësisë

Presioni publik pas raportimeve për rrethanat e dyshimta të vdekjes së 4-vjeçares nga Gjakova, ka nxitur një sërë veprimesh institucionale.

Fillimisht, adresa e parë ku tashmë e ndjera ishte dërguar për trajtim, Spitali i Gjakovës, është vizituar nga zyrtarë të Inspektoratit Shëndetësorë gjatë së mërkurës.

Inspektimi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa udhëheqësi i  këtij dikasteri, Arben Vitia, tha se janë në pritje edhe të raporteve të tjera.

“Inspektorati i Shëndetësisë ka dalë në këto institucione dhe është edhe sot aktiv në këtë drejtim dhe të njëjtin kohë po presim raporte e fundit nga ekspertiza mjeko-ligjore”, ka deklaruar Arben Vitia, Ministër i Shëndetësisë.

Në lidhje me qëndrimin e QKUK se vdekja e katër vjeçares kishte ardhur si pasojë e SEPS-it, një infeksion akut i rëndë i shkallës së lartë, infektologu Hamdi Ramadani, i ka thënë Dukagjinit se simptomat e përshkuara nga familja janë po të njëjtat me ato të këtij infeksioni.

Për këtë, Ramadani ka udhëzuar që të ndërmerren edhe hapa të tjerë parandaluese për anëtarët e familjes së 4 vjeçares.

“Personat të cilët janë në kontakt me të sëmurin gjithsesi duhet të iu ipet preventive apo profilaxa me barna … për shkak se është ngjitëse tek personat e kontaktit dhe gjithsesi duhet të bëhet profilaxa e kontrollit në shtëpi, në familje dhe ku ka ndodhë”ka thënë Hamdi Ramadani, infektolog.

Rasti i 4-vjeçare që vdiq në QKUK, nxiti reagime të shoqërisë civile dhe po hetohet nga Avokati i Popullit, pas pretendimeve për mos-trajtm të duhur mjekësor nga institucionet shëndetësore.

Hetimet e Prokurorisë janë duke vazhduar dhe e njëjta, mbetet në pritje të raportit të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika