Vdekja e 4-vjeçares nga Gjakova – gjithçka që dihet deri më tani

Vdekja e 4-vjeçares nga Gjakova të hënën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka shkaktuar reagime të shumta në vend.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhej se 4-vjeçarja po trajtohej në QKUK që nga 17 shkurti, ndërsa më 19 shkurt ajo vdiq teksa trupi i saj është dërguar për obduksion në IML.

Ndërsa, familjarët kanë treguar versionin e tyre për vdekjen e 4-vjeçares.

Ditë më parë, Arjana Hajra nga Gjakova, së bashku me të bijën kishin vendosur t’i bënin një vizitë vëllait të saj, me ç’rast të bijën e kishte lënë jashtë për të luajtur me fëmijë.

Por, të njëjtën, më pas e kishte gjetur të shtrirë në tokë.

Sipas Hajrës, vajza i kishte thënë se e kishin rrahur fëmijët e familjarëve që kishin shkuar t’i vizitonin.

“E mora qikën, filloi me kajt. I thash çka ki, më tha ma ka hi jakupi me dërrasë qitu dhe djali i Sabijes më ka rreh krejt. As ajo s’më kallxoj bash mirë. Tu ardh nuk mujke me ec, ‘oj mam zemra po më dhemb’, e mora në shpi e tash si me fjalë mo, e mora ajo veç kajke”, ka thënë Hajra.

Versioni i familjes për vdekjen e fëmijës

Gjersa thotë se e ndjera nuk kishte forcë për të qëndruar në këmbë, e njëjta kishte pasur mavijosje në fundshpinë e ënjtje në gjoks.

Pasi e kishte dërguar në Spitalin e Gjakovës, mjekët, familjes i ishte thënë se e njëjta kishte lëndime të rënda në kokë e në gjoks.

Pas përkeqësimit të gjendjes, katërvjeçarja ishte dërguar për trajtim në QKUK.

Por, nëna e saj pretendon e asaj iu dha një shkak tjetër, që për fat të keq, rezultoi me vdekjen e saj.

“N’gjysmë nate m’ka thirrur doktorica me hy në sallë, ku ka qenë qika. Kom hy, kom nejt me qik dhe erdh doktorica po ma bën, oj zojë nuk e ka prej t’rrehnit, ka infeksion të madh. I ka shpërthyer gjakderdhja prej infeksionit të madh”, ka shtuar ajo.

Nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë nuk kanë thënë më shumë për rastin sesa që thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, gjersa nuk kanë dhënë përgjigje për intervistimin e të dyshuarve për rrahjen e të miturës.

Njësoj kanë vepruar edhe nga Prokuroria.

“Ju njoftojmë se është iniciuar rast i hetimit të vdekjes dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Në koordinim me policinë janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet lidhur me këtë rast”, ka thënë nga Prokuroria Themelore në Gjakovë.

Nëna e të ndjerës ka thënë që vëllai i saj ka mohuar që i biri ka rrahur të ndjerën, gjersa i njëjti, siç ka thënë familja, është intervistuar nga Policia e Kosovës.

Dritë mbi rastin që është cilësuar si “hetim i vdekjes”, pritet të hedhë raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore, ku është dërguar trupi i së ndjerës për obduksion.

QKUK tregon arsyet e vdekjes së 4-vjeçares nga Gjakova

QKUK ka dhënë informacione shtesë rreth rastit të vdekjes së 4-vjeçares nga Gjakova.

Përmes një njoftimi, QKUK ka treguar se 4-vjeçarja ka vdekur si pasojë e një infeksioni akut të rëndë të shkallës së lartë.

“Pacientja sjellet nga Spitali i Gjakovës, si rast i intubuar për në Qendrën Emergjente të QKUK-së, me parametra vital dhe me gjendje mjaft të rënduar shëndetësore. Në Qendrën Emergjente të QKUK-së kryhen të gjitha analizat laboratorike dhe ato diganostike – radiologjike, thirrën në konsultë edhe mjekët e lëmenjve përkatëse. Pas të gjitha konsultave, vendoset për trajtim të mëtejmë në Repartin Intensiv në Klinikën e Pediatrisë, me diagnozë të punës Sepsë ( infeksion akut i rëndë i shkallës se lartë)”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se ShSKUK ka kërkuar nga Spitali i Gjakovës dhe QKUK raporte të detajuara, të cilat do të shqyrtohen.

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) ka bërë thirrje për hetime e veprime të menjëhershme.

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK ka reaguar lidhur me rastin e vdekjes së vajzës 4-vjeçare nga Komuna e Gjakovës, gjersa thekson se nga “deklarata e prindërve vërehet një menaxhim jo i mirë i rastit thuajse në secilin segment, brenda të cilit mund të gjenden vepra penale, shkelje etike e profesionale dhe trajtim jo human”.

E në vazhdën e reagimeve për vdekjen e 4-vjeçares të mërkurën ka reaguar edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili kërkoi hetim të detajuar të këtij rasti.

Vitia përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se cilido që ka mundur të jetë përgjegjës në sistemin shëndetësor duhet të ketë masa pa vonesa.

“Humbja e jetës së vajzës katër vjeçare nga Gjakova na ka prekur të gjithëve. Jemi informuar për përvojën që kanë pasur prindërit nga deklarimet e tyre publike. Për cilindo që ka mundur të jetë përgjegjës në sistemin shëndetësor duhet të ketë masa, pa vonesë. I bëj thirrje organeve të hetimit që sa më parë rasti të hetohet në çdo detaj”, ka shkruar Vitia në Facebook.

Avokati i Popullit thotë se mbrojtja e jetës së fëmijës është detyrimi kryesor për çdo person, institucion apo organ tjetër.

“Marrë parasysh ndjeshmërinë e rastit Avokati i Popullit u bën thirrje institucioneve të ndërmarrin sa më parë veprimet e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi.

Me këtë rast, Avokati i Popullit, në pajtim me rolin kushtetues dhe kompetencat e përgjegjësitë e përcaktuara me Ligjin për Avokatin e Popullit, do të zhvilloj hetimet lidhur me rastin dhe do tё monitoroj atë nga afër dhe nё vazhdimësi nё mënyrë qё tё siguroj se tё gjitha institucionet përgjegjëse po i ndërmarrin masat e përcaktuara me ligj”, thuhej në njoftim.

4-vjeçarja që vdiq në QKUK dyshohet të jetë rrahur nga familjarët, familjes i thuhet se vdiq nga infeksioni

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika