Vdekja e dyshimtë në Drenas, 26 vjeçarja për dy ditë ishte pa vetëdije

Një grua 26 vjeçare nënë e dy fëmijëve, të hënën është dërguar pa vetëdije në spitalin kryesor në Drenas. Pas konstatimit se ka problem me zemër ajo u dërgua për në QKUK, me ç’rast mjeku konstatoi vdekjen por edhe shenja të dhunës në trupin e saj. Familjarët thonë se ndaj vajzës së tyre asnjëherë nuk ka pasur raste të dhunës, por e pohojnë që edhe në të kaluarën ka pasur probleme shëndetësore

Pa vetëdije e kishin sjellë në Qendrën Kryesoret të mjekësisë Familjare në Drenas. Me urgjencë ishte pranuar dhe trajtuar.

Gjatë gjithë kohës 26 vjeçarja nga fshati Gllobar ishte pa vetëdije. Kjo dëshmohet në raportin e drejtorit  të Qendrës Kryesoret të mjekësisë Familjare në Drenas.

“Doktoresha e ka trajtuar, në fillim i është bërë ekzaminimi dhe EKG-ja e zemrës. Gjatë ekzaminimit të EKG-së është parë një sindromë akute e zemrës. Do të thotë me ndryshime tipike me sindom akute të zemrës. Doktoresha ka vepruar në bazë të protokollit me terapinë që duhet në këto raste edhe në ora 13:25 veç e ka nisur pacientin për QKUK, në njësinë e emergjencës”, ka thënë Ismet Bogiqi, Drejtor i Spitalit.

Ismet Bogiqi, Drejtor i Spitalit

Edhe rrugës për në QKUK pacientja ishte pa vetëdije. Në Emergjencë nëna e dy vajzave ishte pranuar por nuk ka arritur të mbijetojë. Mjeku që e konstatoi vdekjen po ashtu konstatoi se në trupin e saj ka shenja të dhunës.

Për këtë arsye sipas Policisë së Kosovës trupi i saj është dërguar për obduksion. Më shumë detaje për gjendjen e pacientes që e pranuan nuk ka dhënë drejtori i Emergjencës.

Naser Shala përmes telefonit ka thënë se kanë çka flasin më shumë sesa ajo çka thuhet në raportin e Policisë. Më të informuar për këtë rast nuk janë as në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, megjithëse për vdekjen kanë nisur hetimet.

“Prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda të kësaj prokurorie është njoftuar nga policia për një rast të vdekjes në rrethana të dyshimta, në Drenas. Me urdhër të njëjtës rasti është iniciuar si “hetim mbi vdekjen” dhe trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, kanë theksuar  Prokuroria Themelore Prishtinë.

E familjarët  ka thënë se vajza e tyre ka dy ditë që ishte e sëmurë rëndë.

“Për dy ditë ka qenë e sëmurë në shtëpinë tonë as me ngrënë as me fol as me i qel sytë”, Lavdim Okashtica, Vëllai.

Lavdim Okashtica, Vëllai

Sa i përket çështjes së dhunës ata thonë se as me burrin në Lipjan por as me ta tashmë e ndjera asnjëherë nuk ka pasur probleme. Vëllai e konfirmon se edhe në të kaluarën motra kishte problem me shëndet.

“Ka pasur sulm në zemër, ka pasur që dy ditë. Ma përpara ka qenë e sëmurë. Kështu sëmurë as nuk ka mund me u ngritit as me ngrënë  as hiq. Nuk e kemi pasur te mjeku”,  ka shtuar Lavdim Okashtica, Vëllai.

Ndërkohë, e tërë e vërteta rreth këtij rasti pritet të zbardhet tek kur të përfundoj obduksioni i trupit të viktimës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika