Vdekja e dyshimtë në Shkabaj të Obiliqit, arrestohen tre persona

Policia e Kosovës i ka arrestuar tre persona të dyshuar në lidhje me vdekjen e një punëtori në Shkabaj të Obiliqit

Policia e Kosovës (ilustrim)

Policia e Kosovës i ka arrestuar tre persona në lidhje me rastin e vdekjes së dyshimtë të vitit të kaluar në Shkabaj të Obiliqit.

Viktima dyshohet se ishte në vend të punës kur kishte rënë nga një lartësi duke pësuar  plagë të cilave nuk mundi t’u mbijetojë.

Një nga të arrestuarit dyshohet për asgjësim, dëmtim apo heqje të pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim në vendin e punës.

Kurse, dy të tjerët, sipas policisë dyshohen se kanë deklaruar rrejshëm në lidhje me këtë rast.

“Hetuesit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme -Prishtinë, të cilët janë duke e hetuar rastin e vdekjes së dyshimtë, që ka ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar, sot kanë arrestuar tre persona të dyshuar. Ndaj njërit prej personave të dyshuar, është hapur rast për veprën Asgjësim, dëmtim apo heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim në vendin e punës, ndërsa ndaj dy të dyshuarve të tjerë është hapur rast për kallëzim të rremë, pasi që ka rezultuar një mos përputhje e fakteve me deklaratat e tyre. Personat e dyshuar pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika