Vdekja e Gani Imerit, Haradinaj: I përjetshëm kujtimi për ty komandant

"I përjetshëm kujtimi për ty, Komandant Gani Imeri!", ka shkruar Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me vdekjen e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Zonën Operative të Shalës, Gani Imeri.

Haradinaj ka thënë se kujtimi për vdekjen e ish-komandantit, Gani Imeri, qoftë i përjetshëm.

“I përjetshëm kujtimi për ty, Komandant Gani Imeri!”, ka shkruar Haradinaj.

Lidhur me vdekjen e Gani Imerit nga opozita ka reaguar edhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.

Lexo më shumë: Vdekja e ish-komandantit të UÇK-së, Krasniqi: Vepra dhe jeta e tij do të jenë shembull për gjeneratat që la pas

Krasniqi ka thënë se Imeri dhe familja e tij kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në çlirimin, forcimin dhe shtetndërtimin e Kosovës.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika