Vdekja e ish-komandantit të UÇK-së, Krasniqi: Vepra dhe jeta e tij do të jenë shembull për gjeneratat që la pas

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, për vdekjen e ish-komandantit të UÇK-së në Zonën Operative të Shalës, Gani Imeri, ka thënë se vepra dhe jeta e të ndjerit do të jenë frymëzim dhe shembull për gjeneratat që la pas

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.

Sot ka vdekur ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Zonën Operative të Shalës, Gani Imeri.

Për këtë ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i cili këtë lajm e konsideroi si të trishtë.

Ai ka thënë se Imeri dhe familja e tij kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në çlirimin, forcimin dhe shtetndërtimin e Kosovës.

“Ai vinte nga një familje atdhetare – dhe një të tillë la mbrapa. Vepra dhe jeta e tij do të jenë frymëzim dhe shembull për gjeneratat që la pas“, ka thënë kreu i PDK-së.

I pari i partisë opozitare i ka shprehur ngushëllime familjes Imeri, bashkëluftëtarëve e miqve të të ndjerit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika