Vdekja e Jetart Berishës nga Peja, Haxhiu akuzon ShSKUK-në: Nuk ia mundësuan të trajtohej jashtë vendit

Bekim Haxhiu, deputet i PDK-së.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu ka “fajësuar” Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar (ShSKUK) për vdekjen e Jetart Berishës sot, i cili po trajtohej në QKUK pasi u plagos më 22 maj në plagosjen e trefishtë në Pejë.

Lexo edhe: Vdes Jetart Berisha, ishte plagosur para disa muajve në Pejë

Në këtë rast, të plagosur kishin mbetur edhe babai dhe vëllai i tij.

Babai i tij vdiq para 2 muajsh.

Haxhiu ka thënë se i riu nga Peja kishte nevojë për trajtim urgjent jashtë vendit duke thënë se këtë trajtim nuk ia mundësoi SHSKUK-ja duke thënë se gjendja e tij është stabile.

“Vdekja e të riut Jetart Berisha erdhi pas një gjendje shëndetësore që kërkonte trajtim mjekësor profesional të avancuar dhe kjo nuk i’u mundësua nga SHSKUK. SHSKUK dhe MIQ e neglizhoi trajtimin e Jetart Berishës! Më shumë se dy muaj familja e tij kërkonin urgjentisht ta dërgonin për shërim në Itali, por Klinika e Anesteziologjisë dhe Mjekimi Intensiv – MIQ nuk e nënshkruan dërgimin për trajtim jashtë vendit me arsyetimin se gjendja e tij është stabile. Mjekët italianë kishin sugjeruar që të trajtohet në Itali sepse gjendja e tij kërkonte intervenim te avancuar mjekësor për të përmirësuar gjendjen shëndetësore të Jetartit. Si ndodhi që pas konstatimit të mjekëve tanë ‘se gjendja e tij është stabile’ Jetarti të ndërroj jetë?!”, ka shkruar Haxhiu.

Pak para se të ndërronte jetë viktima, në emisionin “Radar” në Radio Dukagjini ka telefonuar edhe nëna e tashmë të ndjerit.

Në gjendje të rëndë emocionale ajo ka kërkuar ndihmë financiare në mënyrë që të mbulojë shpenzimet për barna për djalin e saj.

Ajo ka treguar se ka mbetur në gjendje të vështirë edhe për shkak të borgjeve që ka hyrë para se të ndodhë rasti duke thënë se gjendja iu rëndua më shumë pas vdekjes së burrit nga ky rast dhe plagosjes së dy djemve.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika