Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Shehide Krasniqit, nënës së heronjve Mujë dhe Ali Krasniqi.
Në mesazhin e tij, Haradinaj theksoi se sakrifica e saj dhe e bijve të saj është shembull i madhështisë dhe dashurisë për atdheun.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës Shehide, nënë që lindi dhe rriti dy heronjë të kombit Mujë e Ali Krasniqi.
Sakrifica e saj dhe e bijëve të saj është shembull i madhështisë dhe dashurisë për atdheun.
Kujtimi i saj dhe i bijëve të saj do të mbetet i përjetshëm në zemrat tona.
Ngushëllime të sinqerta familjeve Selimi dhe Krasniqi, dhe të gjithë atyre që e njohën.
Qoftë i lehtë dheu i Kosovës për të, dhe qoftë e përjetshme lavdia e bijëve të saj heronjë!”, ka shkruar Haradinaj.