Vdekja e një shtetaseje të huaj në Brezovicë, shpëtimtarët japin paralajmërimin për turistët

Një person ka humbur jetën gjatë skijimit në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”. Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e vdekjes së një shtetase të huaj

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e vdekjes së një shtetase të huaj në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”.

Përmes një njoftimi në Facebook, SHKSHMK thotë se viktima kishte marrë lëndime nga orteku dhe me të arritur në vendin e ngjarjes i është dhënë ndihma e parë, por që nuk ka rezultuar pozitivisht.

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë skijimit jashtë shtigjeve zyrtare të skijimit. Kjo për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

“Keni kujdes të shtuar gjatë skijimit jashtë shtigjeve zyrtare të skijimit, ashtu sikur kemi paralajmëruar shumë herë, kushtet e këqija atmosferike mund të jenë të rrezikshme për natyra të aksidenteve të tilla”.

“Sot me datën 13.02.2024 në orën 16:30 kemi pranuar një thirrje për ndihmë nga Ski Patrulla e qendrës skitare Brezovicë. Informatat e para kishin të bëjnë për humbje në mjegull të dy skiatorëve, por pas mbledhjes së informatave është identifikuar problematika dhe kemi filluar me kërkim në zonën e dyshimtë ‘Foleja e Shqiponjave’ zakonisht faqe malore që njihet si problematike për krijimin e ortekëve. Anëtarët tanë së bashku me Patrullën e skijimit të qendrës skitare në Brezovicë e kanë lokalizuar viktimën e cila kishte marrë lëndime nga orteku. Me të arritur i është dhënë ndihma e parë, por nuk rezultuar pozitivisht”, thuhet në njoftim.

May be an image of 3 people, people climbing, ski slope and arctic

Pas evakuimit të trupit nga ekipet mjekësore është verifikuar vdekja e skiatores, shtetase e huaj.

Ndryshe, rasti raportohet të ketë ndodhur pasditen e së martës, thotë për Portalin Dukagjini zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai ka thënë se dyshohet që skiatorja ka humbur jetën pas një orteku të papritur të borës në një zonë të njohur si “Foleja e Shqiponjës”.

“Më datë 13.02.2024, rreth orës 15:35, kemi marrë një informacion se një person dyshohet se ka mbetur i vdekur gjatë skijimit në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, në vendin e quajtur ‘Foleja e Shqiponjës’. Dyshohet se shkak i këtij incidenti ka qenë rrëshqitja e një orteku të borës”, ka thënë Veseli.

Veseli shtoi se forcat e ndërhyrjes së policisë tashmë janë mobilizuar dhe ndodhen në vendngjarje për të menaxhuar situatën.

Vdes një person në Brezovicë, dyshohet se e zuri orteku i borës

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika