Një i burgosur është gjetur i vdekur në burgun e Pasjakut, në dhomën e tij, të martën e 13 dhjetorit.
Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Nga gardianët e burgut në Pasjak është informuar se gjatë vizitës, në dhomën e tij është gjetur viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.
Përmes një postimi në Facebook, edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës kishte njoftuar se rasti ka ndodhur të martën e 13 dhjetorit, rreth orës 12:40.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se sot rreth orës 12:40 në Qendrën e Paraburgimit Gjilan, i burgosuri me inicialet B.E është gjetur pa shenja jeta në dhomën e tij”.
Krahas kësaj, bëhej e ditur se SHKK ka filluar t’ bëjë hetimet procedurale dhe administrative, gjersa pritet që autopsia të verifikojë shkakun e vdekjes.
Një tjetër vdekje është duke u hetuar edhe në komunën e Podujevës.
Një person është gjetur pa shenja jete në kamp-shtëpizën e tij, të mërkurën e 13 dhjetorit.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në kamp-shtëpizën e tij. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, vijon raporti.