Një vdekje e cila po cilësohet e dyshimtë ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Prishtinë, në rrugën Muharrem Fejza.
Sipas Policisë së Kosovës, ata kanë pranuar informatë se një person është gjetur pa shenja jete në një lokal në rrugën e cekur më lart.
Viktima, sipas policisë, është mashkull rreth 46 vjeç.
“Rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një lokal në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 46 vjeç”, ka bërë të ditur Zëdhënësja e Policisë së Kosovës Flora Ahmeti, për Portalin Dukagjini.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë nisur hetimet për këtë rast i cili është cilësuar si vdekje e dyshimtë.
“Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti.