Vdekje e dyshimtë në jugun e Mitrovicës

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjendur pa shenja jete në jug të Mitrovicës

Mitrovica Jugore

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vdekje të dyshimtë në jugun e Mitrovicës. Viktima sipas policisë është mashkull, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Trupi i pajetë i viktimës, sipas raportit të policisë, është gjendur në Rrugën “Shala e Bajgorës”.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika