Vdekje e dyshimtë në Klinë, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka nisur hetimet pas vdekjes së një femre në komunën e Klinës. Raporti i policisë tregon se viktima u gjet pa shenja jete në një banesë

Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e një personi në komunën e Klinës.

Në raportin e policisë thuhet se viktima është gjetur pa shenja jete në një banesë.

Tutje, në raportin e policisë thuhet se viktima është e gjinisë femërore, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Është raportuar se në një banesë një person dyshohet se është pa shenja jete. Njësitë policore së bashku me njësitin e Qendrës se Mjekësisë Familjare kanë dalur ne vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima femër kosovare është pa shenja jete.  Në vendin e ngjarjes po ashtu ka dal edhe prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, vijon në raport të policisë.

Policia është duke e hetuar rastin.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika