Një person është gjetur pa shenja jete në Leposaviq. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dal edhe ekipi mjekësor që e ka konstatuar se viktima është pa shenja të jetës.
Policia nuk ka dhënë detaje por rasti i cili është raportuar mbrëmë pas mesnatës, po konsiderohet si vdekje e dyshimtë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime.
“Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dal edhe ekipi mjekësor që e ka konstatuar se viktima është pa shenja të jetës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raportin ditor të PK-së.