Një grua është gjetur pa shenja jete në mëngjesin e së enjtes në liqenin akumulues në Mitrovicë.
Këtë për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Avni Zahiti.
Sipas tij, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Sot rreth orës 07:30 Policia ka pranuar informatën, se në zonën e liqenit akumulues të lumit Ibër, është gjetur trupi i pa jetë i viktimës femër rreth 56 vjeçare. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML, për obduksion”, ka thënë Zahiti.
Policia e Kosovës e cilëson lajmin si “vdekje e dyshimtë”.