Vdekje e dyshimtë në Prizren, një burrë u gjet pa shenja jete afër veturës

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24-orësh se në fshatin Zojz të Prizrenit është gjetur një burrë i vdekur pranë një veture të braktisur.

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, viktima është gjetur i shtrirë afër derës së shoferit, teksa vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.

”Është raportuar për një veturë të braktisur dhe në vendin e ngjarjes është gjetur një person i gjinisë mashkullore i shtrirë përmbysë afër derës së shoferit. Ekipi mjekësor i urgjencës ka dalë në lokacion dhe ka konstatuar se viktima është pa shenja jete”, thuhet në raportin e policisë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika