Vdekje e dyshimtë në Shtërpcë

Policia e Kosovës

Një person është gjetur pa shenja jete në Berevce të Shtërpcës.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës.

Sipas raportit, viktima është gjetur pa shenja jete teksa vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është dhënë familjarëve për ceremoninë e varrimit.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës u lirohet familjarëve”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika