Vdes një grua në Suharekë, policia nis hetimet

Një vdekje e dyshimtë është raportuar në komunën e Suharekës. Trupi i gruas është dërguar në IML për obduksion me vendim të prokurorit

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua në komunën e Suharekës ka vdekur në rrethana të dyshimta.

Sipas njoftimit, e ndjera ishte dërguar në Spitalin e Prizrenit në gjendje të rëndë shëndetësore, ku pastaj kishte ndërruar jetë.

“Suharekë 10.07.2023-17:47. Raportohet se në gjendje të rëndë shëndetësore ishte dërguar në Spitalin e Prizrenit viktima femër kosovare, mirëpo e njëjta ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Policia ka thënë se me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika