Një person është gjetur pa shenja jete në Mitrovicë të Veriut.
Rastin, Policia e Kosovës e ka cilësuar si “vdekje të dyshimtë”.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Mitrovicë Veri / 12/13.03.2024 – 18:00/10:50. Raportohet se në banesën e tij është gjetur pa shenja jetë viktima mashkull/k. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.