Vdekje e dyshimtë në Zubin Potok, policia po e heton rastin

Një person është gjetur pa shenja jete. Në raportin 24-orësh të policisë rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një person është gjetur pa shenja jete të hënën e 14 gushtit në Zubin Potok.

Në raportin 24-orësh të policisë rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.

Vdekjen e viktimës, sipas njoftimit të policisë, thuhet se e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia po vazhdon ta hetojë rastin.

“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika