Të paktën dy persona kanë humbur jetën kur dy avionë janë përplasur teksa po përpiqeshin të uleshin në një aeroport në Kaliforni.
Avionët, një Cessna 340 me dy motorë dhe një Cessna 152 me një motor, janë përplasur me njëri-tjetrin pak para orës 15:00 të së enjtes së 18 gushtit mbi aeroportin komunal Watsonville.
Zyrtarët kanë thënë se janë raportuar “vdekje të shumta”, por nuk ka qenë menjëherë e qartë nëse dikush ka mbijetuar.
Ndërsa, në tokë askush nuk është lënduar nga aksidenti i ndodhur në hapësirë mes dy avionëve.
Pamjet nga vendi i ngjarjes kanë treguar rrënojat e avionit dhe shërbimet e urgjencës, përfshirë zjarrfikësit në vendngjarje.
Qyteti i Watsonville, në kontenë Santa Cruz dhe rreth 100 milje nga San Francisko, ka postuar një deklaratë për aksidentin në mediat sociale.
Multiple agencies responded to Watsonville Municipal Airport after 2 planes attempting to land collided. We have reports of multiple fatalities.
Report came in at 2:56pm.
Investigation is underway, updates to follow. pic.twitter.com/pltHIAyw5p
— City of Watsonville (@WatsonvilleCity) August 18, 2022
“Shumë agjenci iu përgjigjën Aeroportit Komunal Watsonville, pasi dy avionë që tentonin të uleshin u përplasën”.
“Ne kemi raporte për vdekje të shumta”, kanë shkruar në Twitter.
Ndërsa, sipas Franky Herrera, i cili ka qenë duke kaluar me makinë pranë aeroportit në momentin e përplasjes, aeroplani është përplasur rreth 200 metra në ajër.
“Aeroplani më i vogël sapo u rrëzua dhe u rrëzua këtu,” ka thënë ai, duke treguar rrënojat e avionit pranë skajit të fushës ajrore.
Ai ka shtuar se avioni me dy motorë ka vazhduar të fluturonte, por “ai kishte vështirësi” dhe më pas janë parë flakët në anën tjetër të aeroportit, raporton Sky News.
Ndërkaq imazhet kanë treguar një hangar të dëmtuar me rrënojat e një avioni.
Ndryshe, aeroporti në pronësi të qytetit nuk ka një kullë kontrolli për të drejtuar uljen dhe ngritjen e avionëve.