Policia e Kosovës njofton se të premten e 26 majit, dyshohet se në rrugën “Ekrem Rexha”, në Prizren, në një objekt banesor në ndërtim e sipër, ka ndërruar jetë një person i moshës 19-vjeçare (K.Z.).
Policia njofton se ka rënë nga skelet nga kati i tretë.
“Me datën 26.05.2023, rreth orës 14:50, dyshohet se në rrugën ‘Ekrem Rexha’ në një objekt banesor në ndërtim e sipër, një person i moshës 19-vjeçare (K.Z.), gjatë punimeve dyshohet se ka humbur jetën, duke rënë nga skelet nga kati i tretë”, thuhet në njoftimin e Policisë.