Vdes 21-vjeçarja që u godit nga treni në Prishtinë

21-vjeçarja që u godit nga treni në lagjen Lakrishtë të Prishtinës ka humbur jetën, pasi nuk ka mundur të përballojë lëndimet e rënda të marra në aksident

Foto ilustrim

21-vjeçarja e cila ishte goditur nga treni në lagjen “Lakrishtë” të Prishtinës, ka ndërruar jetë këtë të hënë, ka bërë të ditur shefi i Mjekimit të Intensives, Shaqir Uka.

Uka ka theksuar se viktima nuk ka mundur t’i përballojë lëndimet e marra nga goditja e trenit.

“Fatkeqësisht, sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë, nuk ka mundur t’i përballojë lëndimet e marra nga goditja e trenit”, ka thënë ai.

Kujtojmë se më 26 mars aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Aksidenti ka ndodhë në hekurudhë ku kanë qenë të përfshirë një tren dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut”, kishte deklaruar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika