Vdes 25 vjeçari në vendin e punës, kompania ku punonte nuk ishte e regjistruar

Njollat e gjakut janë dëshmi e asaj çka ndodhi një ditë më parë në këtë objekt në Prizren.

A.G 25 vjecar nuk mundi t’i mbijetoj goditjes që morri nga një mjet i fortë, teksa po punonte në vendosjen e shkallëve lëvizëse këtu.

I menjëhershëm ishte reagimi i Policisë së Kosovës.

Vesel Gashi – Zëdhënës i Policisë në Prizren tha se “Policia në Prizren dje rreth orës 14:15, ka pranuar një informatë se në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, një person ka pësuar lëndime të rënda trupore, reagimet policore kanë qenë të menjëhershëm, po ashtu në vend të ngjarjes kanë dal edhe ekipet e urgjencës, ku pas ekzaminimit të viktimës, mjekët kanë konstatuar vdekjen.”

Më shumë detaje për rastin tregon ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren.

Petrit Kryeziu- U.d i kryeprokurorit në Prokurorinë në Prizren tha se “Nuk janë siguruar asnjëra palë që të ofrojnë sigurinë e puntorëve në vendin e punës, nuk kanë pasur puntorët paisje të duhura, andaj ka ardhur edhe deri të rasti. Kanë qenë 4 puntorë duke punuar në momentin që ka ndodhur aksidenti, në vendin e punës dhe gjatë punës kanë qenë duke i lëvizur disa shkallë lëvizëse duke i ngritur dhe i kanë vendosur, sipas dyshimeve të para në një shtyllë metalike që është e gjatë mbi 8 metra  dhe ka peshe dhe ajo shtyllë ka rënë mbi kokën e të ndjerit dhe ka ardhur vdekja.”

Pas tragjedisë, 3 persona u arrestuan, njëri prej të cilëve është pronar i kompanisë ku punonte 25 vjecari, porse kompania nuk rezulton të jetë e regjistruar.

Petrit Kryeziu- U.d i kryeprokurorit në Prokurorinë në Prizren tha se “Këtu ka qenë një kontraktim fillestar nga një subjekt juridik që është SHPK, të cilët e kanë marr punën për ta kryer dhe ata kanë pasur një nënkontraktim me një firmë tjetër, për të cilën deri në këtë fazë ne nuk kemi arritur të sigurojmë prova që ajo është e regjistruar, madje as në ARBK, pra kemi në bazë të informatave të para kemi të bëjmë me një firmë ku tashmë ka punuar i ndjeri puntori ku nuk ka qenë as e regjistruar në ARBK dhe del të jenë familjarë mes vete.”  

Televizioni ka kontaktuar edhe kompaninë që ishte e kontraktuar për vendosjen e disa shkallëve lëvizëse ne këtë objekt, por të njëjtit nuk deshën të flasin.

Ashtu sikurse për rastin nuk kanë dashur të flasin as familjarë të 25 vjecarit.

Ndërkohë, siç është konfirmuar për Dukagjinin, Inspektorati Qendror i Punës, ka evidentuar brenda këtij viti, 6 raste që kanë rezultuar me fatalitet në vendin e punës. 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika