Një 42-vjeçar ka rënë nga kati i pestë i një ndërtese në qytetin e Pejës, ku si pasojë e palgëve të marra ka ndërruar jetë.
Lajmin për portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë Rajonale të Pejës, Fadil Gashi.
“Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, në rrugën ‘Lekë Dukagjini’ në Pejë. Jemi informuar në ora 02:27 minuta dhe jemi përgjigjur menjëherë. Personi është dërguar në Emergjencë e më pas në Prishtinë. Tutje, çështja i ka kaluar prokurorisë”, tha Gashi për Portalin Dukagjini.
Pas daljes në vendin e ngjarjes, vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor.
Ndërkaq, Gashi ka bërë të ditur se trupi i viktimës do të dërgohet për obduksion.