Vdes 60-vjeçari pas një aksidenti rrugor në Mitrovicë

Një person 60-vjeçar ka vdekur në një aksident rrugor në Mitrovicë pasi automjeti i tij ka goditur dy vetura të parkuara

Ilustrim

Një person i moshës 60-vjeçare ka vdekur si pasojë e një aksidenti rrugor në rrugën ,,Agim Ramadani-Katana” në Mitrovicë.

Sipas njoftimit, deri te aksidenti është ardhur pasi automjeti “për shkaqe të panjohura” i kishte goditur dy vetura të cilat ishin të parkuara.

Drejtuesi i automjetit i cili ishte në lëvizje nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti.

“Sot me datën 22 gusht 2023, rreth orës 08:35, në rrugën ,,Agim Ramadani-Katana” në Mitrovicë, është shkaktuar një aksident trafiku, ku një automjet me targa vendore, deri sa kishte qenë në lëvizje për shkaqe të panjohura kishte goditur dy vetura, të cilat kishin qenë të parkuara në këtë rrugë. Meqenëse drejtuesi i automjetit në lëvizje pëson lëndime trupore, me urgjencë dërgohet në emergjencën e spitalit Rajonal në Mitrovicë dhe si pasojë e lëndimeve pas pak kohe drejtuesi i automjetit të aksidentuar, i moshës 60-vjeçar, ndërron jetë”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika