Vdiq agjenti Mino Raiola

Ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare super agjenti i futbollit Mino Raiola

Mino Raiola

Të shtunën e 30 prillit, pas një sëmundjeje të gjatë, në moshën 54-vjeçare, ka ndërruar jetë, agjenti i shumë lojtarëve, Mino Raiola.

Vdekjen e Raiola-s e ka konfirmuar familja e tij.

Mino Raiola

Prej kohësh, agjenti ishte duke u përballur me një sëmundje. Gjersa ishte duke u trajtuar në Milano, për të ishin bërë disa raportime në muajt e fundit për vdekjen e tij.

Pas shumë postimeve që ishin bërë nga ai, duke e treguar gjendjen aktuale të tij, tashmë familjarët e tij përmes një postimi në Twitter, kanë informuar vdekjen e Mino Raiola-s.

“Mino luftoi deri në fund me të njëjtën forcë, që vendosi në tavolinat e negociatave për të mbrojtur lojtarët tanë”, kanë informuar familjarët.

Raiola zejen e agjentit sportiv e ka ushtruar për më shumë se dy dekada, duke qenë shefi i shumë futbollistëve të njohur.

54-vjeçari ishte në drejtimin e emrave si Zlatan Ibrahimovic, Erling Braut Haaland, Mario Balotelli, Matthijs De Ligt e shumë të tjerë.

Së fundmi, ai ishte më shumë në punë për Haaland, i cili, aktualisht, është emri më i kërkuar nga lojtarët, nën agjensinë e Raiola-s.

Varrimi i Raiola-s do të bëhet në vendlindjen e tij, në Nociera Inferiore të Italisë.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika