Vdes artisti i madh shqiptar Shyqri Nimani – personi që shkroi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës

"Teksa kujtojmë vetëm disa nga veprat e tij, si dorëshkrimin e artë në aktin themeltar të shtetit tonë, Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, krijimin e logos identifikuese të Grand Hotelit, Kosova Filmit deri tek simboli i Universitetit të Prishtinës"

Vdes artisti i madh shqiptar Shyqri Nimani – personi qe që shkroi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës

Gjatë ditës së njëjtë është njoftuar se ka vdekur artisti shqiptar, mjeshtri i arteve të bukura, profesori Shyqri Nimani.

Këtë e ka bërë të ditur djali i tij, Agon Nimani, i cili gjithashtu ka njoftuar edhe për ceremoninë mortore.

“E premte, 23 qershor 14:00-15:00h Homazh në foajenë e Teatrit Kombëtar të Kosovës (Pallati i Rinisë).

15:00-16:00h  Mbledhja komemorative në Teatrin Kombëtar, organizuar nga Ministria e Kulturës (amfiteatri i TKK).

17:00h Varrimi, në varrezat e Prishtinës (Arbëri).

E pamja: 24, 25, 26 qershor  (e premte – diel)   Rruga Major Mehmet Bushi, Vila 15/1, (Shtëpia e familjes, Bregu i Diellit) Prishtinë nga 11:00-18:00h”, ka shkruar ai në Facebook.

Gjersa, telegram ngushëllimi në momentet e para të lajmit ka bërë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Harjulla Çeku.

“Me pikëllim pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, mjeshtrit të arteve të bukura, profesor Shyqri Nimanit. Në emrin tim dhe të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit shprehim ngushëllimet më të sinqerta për humbjen tuaj”, ka shkruar Çeku.

Çeku ka përmendur disa nga veprat e tij më të njohshme dhe më emblematike.

“Teksa kujtojmë vetëm disa nga veprat e tij, si dorëshkrimin e artë në aktin themeltar të shtetit tonë, Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, krijimin e logos identifikuese të Grand Hotelit, Kosova Filmit deri tek simboli i Universitetit të Prishtinës, e themi me gjithë zemër se prof. Nimani me meritë të plotë e të padiskutueshme ka zënë një vend nderi në listën e gjatë të krijuesve dhe studiuesve të kohës sonë. Do t’i jemi falënderues dhe përgjithmonë mirënjohës për kontributin e tij në themelimin e departamentit të Dizajnit Grafik në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, kontributin në themelimin e institucioneve tona të artit, udhëheqjen e Galerisë Kombëtare të Kosovës, si dhe për monografitë reprezentative dhe të rëndësishme mbi trashëgiminë kulturore shqiptare”, ka shtuar Çeku.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika