Vdes Dick Marty

Në moshën 78-vjeçare ka vdekur ish-senatori zviceran dhe prokurori, Dick Marty

Të enjten e 28 dhjetorit ka vdekur në moshën 78-vjeçare ish-senatori zviceran dhe prokurori, Dick Marty.

Këtë e ka bërë të ditur mediumi zvicran SRF.com.

Poashtu vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe Partia Radikale e Qendrës së Djathtë.

Dick Marty është bërë i njohur ndërkombëtarisht si anëtar i Këshillit të Evropës dhe i Komisionit të OSBE-së për të Drejtat e Njeriut.

Ndryshe, Dick Marty ka qenë autor i raportit famëkeq të titulluar “Trajtimi çnjerëzor i njerëzve dhe trafikimi i paligjshëm i organeve në Kosovë”, ku pretendohet për krime lufte, që supozohet se janë kryer nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky raport, i publikuar në vitin 2010, çoi në themelimin e Gjykatës Speciale, e cila është me seli në Hagë.

Ndërsa, gjatë vitit 2020, Dick Marty u bë subjekt i një komploti të dështuar vrasjeje nga shërbimet e inteligjencës serbe.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika