Vdes edhe personi i dytë nga shpërthimi në Lushnje

Ka shkuar në dy numri i personave të vdekur pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi në një depo në Lushnjë

Ka shkuar në dy numri i personave të vdekur pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi në një depo në Lushnjë.

Nga shpërthimi, fillimisht vdiq një person dhe tetë mbetën të lënduar.

Sipas mediave shqiptare mësohet se viktimat janë babë e bir. Ka edhe të tjerë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shpërthimi u shkaktua pasi një vinç ka prekur linjën e tensionit të lartë.

Ndryshe, para pak minutave Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Lushnjë ku mbeti i vdekur një person dhe u plagosën 8 persona, midis tyre edhe deputeti socialist, Bujar Çela.

Balla ka thënë për mediat se viktimë ka mbetur manovratori i vinçit pas shpërthimit të mjetit që ai drejtonte, i cili ra në kontakt me rrymën e tensionit të lartë.

Ministri i Brendshëm bëri të ditur gjithashtu se i plagosur rëndë ka mbetur edhe i biri i tij, i cili ndodhej aty pranë gjatë shpërthimit.

Lidhur me gjendjen e deputetit Bujar Çela, Balla tha se ai ka marrë një plagë si pasojë e shpërthimit, por më pas i është nënshtruar operacionit në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shija e redaktorit

Sot mbahet seanca e përbashkët plenare mes Kosovës dhe Shqipërisë

Sot mbahet seanca e përbashkët plenare mes Kosovës dhe Shqipërisë. Në këtë mbledhje e cila është paraparë që të nis nga ora 10:00, do të...

Presidentja Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë Anne Marie Lizin

Gjatë vizitës së punës në Belgjikë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës është organizuar...

“I kemi bërë detyrat tona të shtëpisë”, Rama nga Brukseli:...

Shqipëria hap sot grup-kapitullin e 6 të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për “Marrëdhëniet e jashtme”. Në konferencën e tretë ndërqeveritare që mbahet në...

Të fundit nga rubrika