Vdes foshnja 20-muajshe si pasojë e goditjes nga breshëri në Spanjë

Stuhia e breshërit në Katalonjë, të Spanjës i ka marrë jetën një foshnje 20-muajshe të martën e 20 gushtit. Breshëri ka shkaktuar lëndime edhe tek afërsisht 50 persona të tjerë

Ilustrim

Një vajzë 20-muajshe ka vdekur pasi është goditur në kokë gjatë një stuhie të dhunshme breshëri e cila ka shkaktuar kërdi në Katalonjë, në verilindje të Spanjës.

Breshëri me madhësi deri në 10 centimetra ka rënë të martën e 30 gushtit në një zonë rreth fshatit La Bisbal d’Emporda.

Breshëri ka shkaktuar lëndime, kryesisht kocka të thyera dhe mavijosje te rreth 50 persona të tjerë.

“Njerëzit filluan të bërtasin dhe të fshiheshin”, ka thënë muzikanti Sicus Carbonell, i cili kishte filmuar pasojat shkatërruese të stuhisë në Castell d’Emporda.

“Kishte kaos, me djem dhe vajza të vegjël që vraponin vetëm, disa prindër ishin në gjendje të kapnin fëmijët e tyre”.

“Ishte një vajzë e vogël rreth tre ose katër vjeç që nuk ishte strehuar nën ombrellën e diellit. Unë dola jashtë dhe e kapa”, ka shtuar ai.

Vogëlushja që është goditur në kokë La Bisbal d’Emporda ka vdekur në spitalin Trueta të Girona, kanë thënë autoritetet, raporton reuters.

Ndryshe breshëri i të martës së 30 gushtit ishte më i madhi i regjistruar në dy dekada në Katalonjë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika