Vdes fotoreporteri Alban Bujari

Ka vdekur fotoreporteri Alban Bujari. Ai ishte një ndër fotoreporterët më të shquar të Kosovës dhe ndër të parët që ka dokumentuar periudhën e luftës në Kosovë gjatë viteve 1997-1999

Ka ndrruar jetë fotoreporteri Alban Bujari.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë familjarët e fotoreporterit përmes një postimi në Facebook.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, më 28.02.2025 (të premten), në varrezat e Prishtinës në Arbëri nga ora 14:45.

Alban Bujari ishte fotoreporteri i gazetës “Koha Ditore”, ndërsa përmes fotografive kishte dëshmuar krimet e Serbisë në Kosovë.

 Puna e Alban Bujarit u botua në mediat më prestigjioze ndërkombëtare, si “Time”, “Sunday Time”, “The Independent”, “The Guardian”, “El Pais”, “Fokus”, “Suddeutche”, “Zeitung”, “Kyoto News”, e shumë të tjera.

Në vitin 2023 ai kishte hapur ekspozitën “Erë Gjaku”, ku u kujtua Masakra e Rogovës së Hasit në Gjakovë.

Ai kishte ekspozuar edhe fotografi tjera që dëshmonin nga masakrat në burgun e Dubravës, Reçak, Prekaz, Krushë etj.

Fotoreporteri Alban Bujari në dhjetor 2024 kishte hapur ekspozitën “Evolucioni”, ku ishte prezantuar transformimi i Ushtrisë së Kosovës, nga UÇK-ja në TMK, në FSK.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika