Një reportere ruse ka vdekur nga granatimet ruse, gjersa po filmonte shkatërrimin në një qendër tregtare në Kiev, duke u bërë gazetarja e pestë që vritet, që nga pushtimi i Moskës, më 24 shkurt.
Sergiy Tomilenko, kreu i sindikatës së gazetarëve ukrainas, ka deklaruar vdekjen në një deklaratë në Facebook, duke thënë se Oksana Baulina po raportonte për pasojat e një granatimi. Gazetarja në fjalë kishte raportuar nga Kievi dhe qyteti perëndimor i Lviv për portalin “The Insider”, këtë e ka deklaruar gazeta në fjalë.
Sipas gazetës “The Insider”, gazetarja në fjalë kishte dërguar më parë disa raporte nga Kievi dhe nga qyteti perëndimor i Ukrainës, Lviv.
Oksana Baulina më parë ka punuar, gjithashtu, për Fondacionin Kundër Korrupsionit të liderit rus të opozitës, Alexander Navalny.
Në postimin e bërë nga gazeta “The Insider” u shprehet ngushëllime të thella për familjen dhe miqtë e gazetares.
Baulina është një nga pesë gazetarët që janë vrarë në një muaj luftë. Ndërsa, nga sulmi që ndodhi në lagjen Podolsky të Kievit, janë plagosur edhe 2 persona.
Të paktën katër reporterë të tjerë janë vrarë gjatë konfliktit Rusi-Ukrainë Brent Renaud, një regjisor amerikan, Evgeny Sakun, një kameraman i televizionit Kyiv, kameramani irlandez Pierre Zakrzewski dhe producentja ukrainase Oleksandra Kuvshynova.
Ekipet e lajmeve televizive botërore kanë përshkruar se kanë qëlluar ndaj gazetarëve edhe pse e kanë identifikuar veten si gazetarë, duke nxitur spekulime se ata ishin shënjestruar me qëllim.